Në prag të ndeshjes së Kupës së Shqipërisë, tek Partizani ende ka besim, se në fund të sezonit skuadra do t’ia dalë të arrijë tek trofetë. Në konferencën e dhënë për shtyp, zv trajneri i të kuqve mendon se në këtë ndeshje, skuadra do e gjejë golin. Por sërish ashtu si përpara sfidës me Laçin i trembet terrenit më shumë se kundërshtarit. Pavarsisht shkëputjes së Skënderbeut, Dalipi i beson matematikës që u jep atyre të drejtën të besojnë. Po ashtu, ai tregon se sulmuesi Edgar Çani do të jetë i grumbulluar me skuadrën. Nuk mungon edhe apeli për tifozerinë për të mbështetur skuadrën, ndërkohë që ai shprehet se klubi po vazhdon bisedimet me policinë për situatën e krijuar për kërkimin e kartave të identitetit për hyrjen në stadium.

FLAMURTARISigurisht në një ndeshje të tillë vështirësitë shtohen, duke marrë parasysh edhe gjendjen e rënduar të terrenit . Gjithsesi ne do të jemi të kujdesshëm gjatë 90 minutave për të neutralizuar sulmet e kundërshtarit dhe shpresojmë me një lojë të mirë, duke dhënë maksimumin në fushë të shënojmë, sa më shpejt . Nuk duhet të humbasim durimin, pasi ndeshja mund të prodhojë episode të ndryshme gjatë lojës dhe pësimi i një goli do të na vështirësonte kualifikimin. Pavarësisht se ndaj Laçit nuk arritëm të gjenim golin, kam besim tek skuadra dhe nesër do të arrijmë të shënojmë”.

Besoj që jemi në garë në të dy kompeticionet paralel, por një kualifikim i mundshëm në Kupë do të na mundësonte të mbetemi në luftë për këtë trofe”.

ÇANIUnë e kam deklaruar edhe në konferencat e mëparshme , Çani po vijon një program stërvitor. Gjendja e tij po monitorohet nga stafi . E theksoj se në momentin që Çani do të jetë gati, ai sigurisht do të jetë në organikën e lojtarëve të gatshëm për ndeshje”.

TITULLIMatematikisht titulli kampion nuk është mbyllur, edhe pse Skënderbeu është i shkëputur nga ndjekësit. Ndaj ne synojmë fitimin e Kupës dhe e kemi vlerësuar maksimalisht përballjen e nesërme për të arritur kualifikimin”.

TIFOZËT Jam në dijeni që klubi po vijon negociatat e vazhdueshme me drejtuesit e policisë dhe jemi optimist se do të arrijnë ta zgjidhin këtë situatë . Edhe për ne si staf, ashtu dhe lojtarët, e ndjejmë shumë mungesën e tyre, pasi është lojtari ynë i 12-të në stadium . I bëj thirrje të jenë të shumtë në numër nesër, siç e kanë traditë dhe të na mbështesin në këtë ndeshje shumë delikate”.

Share: