Kanë dal në treg biletat për ndeshjen e kthimit midis Skënderbeut dhe Kairat Almati që do të zhvillohet të enjten me  20 korrik në ora 20:00 në Stadiumin ” Skëndërbeu”.

Ky  takim i vlefshëm për raundin e dytë të Ligës së Europës. Ndeshja e parë e zhvilluar në Kazakistan, mbaroi me rezultatin 1-1, ku golin për korçarët e shënoi Nimaga. Ky barazim i jep shpresë të madhe Skëndërbeut për të kaluar më tej.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje do të jenë si më poshtë:

Tribuna D – 200 Lekë të reja

Tribuna C – 400 Lekë të reja

Tribuna A dhe B – 600 Lekë të reja

Gold A dhe B – 3000 Lekë të reja

Biletat do të mund ti gjeni në pika e shitjes përballë me kinemanë e qytetit dhe në pikën e shitjes pranë stadiumit!

Share: