Mëse i kënaqur trajneri Ilir Daja pas fitores së thellë, me përmbysje, në Shkodër. Një sukses bindës, në çdo drejtim, ndaj Daja lavdëron të tijtë. Fjalë të mira dhe për tifozerinë shkodrane.

Sinjalet i dhamë që në fitoren e kupës në Durrës, edhe pse nuk isha tërësisht i kënaqur nga loja. Sot fituam në një stadium ku ke qejf të luash, për kushtet dhe për tifozerinë fantastike.  E nisëm keq, duke pësuar gol, por më pas reaguam mirë dhe krijuam shumë raste, pavarësisht se Vllaznia krijoi edhe një rast të dytë ku mund të shënonte sërish.”

Pavarësisht se gjithçka shkoi mirë, Dajës nuk i pëlqen diçka. Por Skënderbeu po rikthehet.

Nuk më pëlqeu fakti që skuadra shfaqi luhatje, por më duket se kemi rigjetur formën para ndërprerjes së kampionatit.”

Tags:
Share: