Një ditë pushim për korçarët, që tashmë zbresin sërish në fushën e blertë dhe mendojnë për sfidën e së enjtes me Dinamon e Zagrebit në Kroaci.

Për trajneri Daja ka një dilemë për formacionin, konkretisht për futbollistin që do të udhëheqë skuadrën në vijën e parë të sulmit.

Tekniku kryeqytetas do të vendosë mes Xhejms dhe Soue, ndërkohë që vendimi i fundit që është marrë ka të bëjë me zhvillimin e seancave stërvitore me dyer të mbyllura, duke kërkuar të mos u japë mundësi kundërshtarëve të sjellin persona për t’i studiuar ata dhe për të marrë detaje nga mënyra e vendosjes, skemat apo formacioni.

“Pasi qëndruan pushim 24 orë, ekipi do i rikthehet sot përgatitjeve në stadiumin ‘Skënderbeu’ në kuadër të ndeshjes së parë ndaj GNK Dinamo Zagreb e vlefshme për Europa League. Klubi ka vendosur që programi stërvitor për ditët në vijim të zhvillohet me dyer të mbyllura! Faleminderit”, shkruhet në njoftimin e bërë nga klubi korçar.

Share: