Skënderbeu ka siguruar gjysëmfinalet e Kupës, por ka humbur shërbimet e Jashanicës. Qëndra e bardhekuqve pësoi një dëmtim të rëndë dhe tekniku Daja e nis pikërisht nga ai. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, Daja flet për kundërshtarët e ardhshëm në Kupë, por tekniku nuk ka preferenca dhe i vlerëson të gjithë.

JASHANICA “Më vjen keq për Jashanicën. Na mungonte Vangjeli dhe e kishim menduar që të luante nga minuta e parë si mbrojtës i djathtë. Do bëhet nesër rezonanca për të mësuar shkallën e dëmtimit”.

KUPË & KAMPIONAT “Mund t’i synojmë të dy trofetë, e kemi kualitetin. Pavarësisht fitores dhe rezultatit, nuk duhet të shpreheshim kështu sot”.

TË RINJTË “Kam biseduar me lojtarët e ashtuquajtur të rinj, që deri në turin e shkuar do kishte hapësira, por hapësirat duhen merituar. Kanë të gjitha seancat për të treguar atë që dinë të bëjnë dhe për ta merituar formacionin”.

GJYSËMFINALISTËT “Të tria ekipet janë kundërshtarë të denjë dhe kanë karakteristika të ndryshme. Përderisa kanë ardhur deri këtu janë skuadra të forta dhe nuk kemi preferenca. Çdo ekip duhet vlerësuar”.

“SAKRIFIKIMI I KUPËS? E kam trajtuar kësaj jave edhe rrugëtimin në Europë. Turet nuk janë kaluar rastësisht, por si rezultat i asaj që bëmë vjet në fazën e katërt. Nuk duhet të tolerojmë asgjë”.

 

Tags:
Share: