Skënderbeu u mund në Beograd, por për trajnerin Ilir Daja loja ishte e barabartë dhe me raste nga të dyja anët. Tekniku kryeqytetas analizoi takimin, ndërkohë që foli në fund edhe në lidhje me masat e sigurisë.

Pse Skënderbeu reagon me vonesë Skënderbeu, pasi pëson gol?

Nuk kemi reaguar me vonesë. Ishte një ndeshje krejt e barabartë. Kemi pasur momentet tona në goditjet standarde. Pësuam një gol, pastaj pësuam sërish në momentin më të mirë tonin. Gabuam në disa episode, kishim ardhur për pikë”.

Meritonte të merrte diçka më shumë Skënderbeu?

Mund të jetë konstatim i drejtë. Kundërshtari nuk na rrezikoi me aksione dinamike. Pësuam nga dy momente të gabimeve tona.

Mos është më mirë që të mos mbahet topi e të kthehet prapa?

Në momentin që ke mundësi të luash përpara duhet shfrytëzuar kjo mundësi për të fituar territor. Ka disa aksione, që duke nisur nga mbrojtja, mund të kishim luajtur para, por e kthyem disa herë topin prapa jo në momentin e duhur. Nëse gabohet në kaq ndeshje është e pranueshme, duke pasur parasysh se ka edhe presion.

Pozicioni i Soue…

Po vuajmë që sot kemi luajtur me Gavazajn pas dëmtimit pasi na mungojnë lojtarët e krahut. Ai sot nuk mund të jepte më shumë. Gjithashtu kemi zhvendosur edhe Xhejmsin, që dihet se është sulmues qendror. Si Sahiti, ashtu edhe Gavazaj, që janë lojtarë krahu nuk kanë kondicionin e duhur.

Si ndiheni pas kësaj ndeshje?

Ndeshja nuk pati asnjë problem, por kur vjen për futboll dhe shikon kaq shumë polici, sigurisht që nuk është ndonjë ambient shumë i pranueshëm për futbollin. Nuk ka pse angazhohen kaq shumë forca policore. Nuk pati probleme.

 

 

Share: