Kur kanë ngelur edhe tre  dite nga ndeshja kundër Kairatit e cila do të zhvillohet të enjten në orën 20:00 në stadiumin “Skëndërbeu” , ekipi i Skëndërbeut po stërvitet maksimalisht për të siguruar kualifikimin për në raundin e trëtë. Në një intervistë për Supersport, tekniku Ilir Daja shprehet se ndeshja është shumë e vështirë.

“E kemi ndjerë që ditën e parë mbështetjen e tifozëve. Kemi bërë një punë të mirë dhe nuk duhet të gabojmë. Koeficenti i vështirësisë është i lartë por ne duhet të tregohemi vigjilent.”

Për teknikun Daja, grupi Ido të jetë I plotë ndërsa sa i përket kundërshtarit thekson se duhen pasur kujdes në kundërsulmet e tyre.

 “Grupi është në dipozicion, përvec Abazit, i cili po stërvitet individualisht. Të gjithë jemi më këmbë në tokë dhe lojtarët e dinë cfarë duhet të bëjnë. Do ti besojmë taktikës në grup, por pa harruar cilësitë e disa futbollistëve që ka kundërshtari. Do të mundohemi ta mbajmë kundërshtarin lart, do të ngushtojmë zonat për ti penguar kundësulmet.” 

Sipas elbasanasit, ekipi i tij duhet të bëjë kujdes me lojtarët të cilët kanë cilësi individuale.

“Kundërshtari do të përdori të gjithë potencialin e tij për tu kualifikuar. Nuk janë të pakalueshëm, por ne ashtu si në ndeshjen e parë duhet t’i vlerësojmë maksimalisht pasi kanë lojtarë që mund të zgjidhin ndeshjen dhe në nivel individual. Kemi disa bonuse duke filluar që nga fusha dhe tifozët. ”

 

Share: