Trajneri i Skëndërbeut, Ilir Daja në një intervistë për “Supersport”, ka folur rreth ndeshjes së parë me Kairatin. Daja është shprehur se me lojën që prodhuam meritonim më shumë, por edhe barazimi na kënaq, pasi ndeshja e kthimit do jetë krejt ndryshe, pasi na duhe të sulmojmë që në startin e ndeshjes, sepse rezultati i ndeshjës së parë na e jep këtë mundësi. Elbasanani thekson se nuk duhet mbajtur mendja tek kundërshtari i ardhshëm, pasi kjo gjë do i shpërqëndronte. I pyetur në lidhje me sulmin, Daja është shprehur se e mira do ishte të kishim një sulmues pykë.

NDESHJA E PARË – “Kundërshtari kishte disa pika të forta dhe papara ndeshjes një rezultat i tillë do na kënaqte të gjithëve, por ashtu si erdhi loja, me atë që prodhuam në ndeshje mendoj se mund të kishim marrë shumë, ose të paktën të mos pësonim gol që në minutat e para, gjë që të shkakton një goditje psikologjike, kur ke përballë lojtarë me eksperience si Arshavin apo lojtarë të tjerë të tyre. Mendoj se çunat e ruajtën atë qëndrueshmëri psikologjike, edhe pse pësuam që në fillim. E kemi menaxhuar, sidomos pjesën e parë, kur kishim rastet tona për gol, por me një kundërshtar të fortë, me rezultat të mirë, me diferencën prej katër orësh, bën që të kthehen në bonos në ndeshjen e kthimit”.

STRATEGJIA – “Do sulmojmë edhe në këtë ndeshje, por duke qenë të ekuilibruar, pasi edhe vetë rezultati na e jep këtë lloj qetësie psikologjike. Jemi përgatitur për të bërë gjithçka mirë. Kemi shanset tona dhe mendoj se është e hapur.

SHORTI – “Pavarësisht se e dimë kush është kundërshtari i radhës, nuk duhet të shpërndahemi, por të mendojmë për ndeshjen e kthimit”.

SULMI – “Nëse do kishin një sulmues tipik, në rolin e vet,jo sepse këto dy lojtarë nuk e bënë punën mirë, do kishim bërë edhe më mirë”.

Share: