Skënderbeu do të luajë në Kukës këtë fundjavë një ndeshje e cila vlen sa një sezon i tërë. Në kampin korçar janë të bindur se do të arrijnë të dalin me fitore nga kjo përballje delikate, që në fund mund të vendosë titullin kampion në fund të sezonit.

Trajneri Ilir Daja ka besim te skuadra e tij, teksa beson te forma që Skënderbeu ka aktualisht dhe se rikthimi i Hamdi Salihit i jep më shumë garanci në këtë përballje ndaj kryesuesve. Ja fjala e Dajës për SuperSport:

Është një transfërtë shumë e vështirë sepse Kukësi është rivali direkt. Kukësi nuk e njeh humbjen dhe ne jemi të detyruar të shkojmë vetëm për fitore. Bësojmë se dhe ne kemi shanset tona. Vijmë nga nëntë fitore rresht, kemi gjjthë kontigjentin përvec lilajt. Sot është rikthyer dhe Salihi pas kurimit jashtë Shqipërisë dhe kjo na i rrit shpresat dhe shanset. Nuk është i vetmi rezultat fitorja pasi ka dhe një javë tjetër duhet të jemi të qetë. Do ta kërkojmë fitorën por jo më dozë emocionale, por me qetësi. “

Salihi gati pas fizioterapisë: “Kemi praktikën e Osmanit që dëmtimin e kishte më të rëndë se Salihi, por pas kësaj terapie ishte i gatshëm. Mëndoj dhe shpresoj që Salihi të jetë i gatshëm.”

Arbitra vendas? “Unë nuk e dija që nuk do të merrej parasysh dhe përpara kësaj kam thënë që dhe gjyqtarët tanë mund ta mbajnë këtë ndeshje. Ajo që e bënte më të lehtë me arbitër të huaj, është që do të ishin më ton më të zbutur. Jam i bindur se çdo gjyqtar që do të gjykojë këtë ndeshje do të këtë një bonus edhe për karrierën e tij.”

Share: