Skënderbeu kërkon tre pikët e radhës në kampionat dhe optimizmi është në nivelet maksimale, kjo pasi u mor një fitore me vlera në Kukës ndaj një rivali direkt për titull.

Kundërshtari i radhës është Laçi dhe trajneri Ilir Daja nuk ka në dispozicion disa lojtarë, duke nisur me Gavazajn, Nimagën dhe Neshpor të dëmtuar.

Gjithashtu me probleme ka qenë edhe Suad Sahiti, ndërsa Jashanica e Aliti që kanë qenë të grumbulluar me Kosovën nuk do të përfshihen në formacion.

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Mici, Lilaj, Dita, Muzaka, Taku, Xhejms, Soue

Share: