Superiorja rikthehet të enjten dhe skuadra e Skënderbeut do të përballet me Laçin në Korçë. Kjo ndeshje po merr vlerësimin maksimal, ndërkohë që trajneri Daja është shprehur se titulli kampiona nuk fitohet me ndeshjet direkte ndaj rivalëve.

“Ky pushim i Superligës erdhi në momentin e duhur për Skënderbeun, pas ngarkesës shumë të lartë që kishim me ndeshje në 3 kompeticione. Kthehemi pas dy ditëve të pushimit për t’u fokusuar vetëm te ndeshja e radhës ndaj Laçit mesjavën e ardhshme. Do të përqendrohemi 100% te kjo ndeshje, pasi titulli kampion nuk fitohet asnjëherë vetëm duke mundur rivalët, por duke fituar edhe me ‘të voglat’. Nëse fiton ndaj ‘të mëdhave’, titulli shkon deri në 30%, ndërkohë që pikët e tjera janë me ‘të voglat’, prandaj duhet të bëjmë detyrën.

“Në fakt, edhe pas pushimit do të kemi ndeshje të shumta, por duhet të rigjejmë energjitë që kishim humbur gjatë kësaj periudhe dhe nga e enjtja e ardhshme do të jemi gati për të vijuar me të njëjtat rezultate, atje ku e lamë”.

Share: