Tekniku Daja është i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij. Mbas ndeshjes kundër Beshiktashit, tekniku bardhekuq ka folur për faqen e klubit.

“Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët për paraqitjen që kanë bërë në këtë takim, pasi me të vërtetë kemi bërë një ndeshje mjaft të mirë.

Kemi pasur shumë mundësi për shënim dhe përballë një ekipi si Beshiktash, që është një nga më të mirët në arenën europiane duke kaluar edhe grupet e Champions Ligës.

Kemi pasur shumë mundësi shënimi dhe mund të kishim marrë një rezultat pozitiv, por portieri i tyre ka bërë katër ndërhyrje vendimtare.

Prandaj e them se jam i kënaqur me të gjithë lojtarët që ishin prezent në këtë takim. Të gjithë kanë bërë një ndeshje mjaft të mirë.

Në fund, edhe rezultati nuk është i rëndësishëm, pasi janë thjesht miqësore dhe për këtë mund të them se loja është ajo që më intereson”. përfundon Daja.

 

Tags:
Share: