Te Kukësi ka pasur shumë zhurmë këtë periudhë dhe ditën e djeshme kishte të tjera zhvillime, teksa futbollistëve u është komunikuar gjobë me një pagë mujore.

Sigurisht që askush nuk e ka pëlqyer diçka të tillë dhe futbollistët nuk janë ndalur këtu, pasi sipas asaj që shkruan gazeta e përditshme “Sport Ekspres”, lojtarët nuk e kanë pranuar gjobën, duke mos firmosur dakordësinë për vendimin e marrë nga klubi.

Ndërkohë një tjetër zhvillim ka të bëjë me pasuesin e mundshëm të Mlladen Milinkoviç, që nëse vazhdon me këto rezultate me shumë mundësi do të detyrohet të largohet.

Armando Cungu është kandidati kryesor për ta zëvendësuar dhe sipas “Panorama Sport” ka pasur bisedime mes palëve për një bashkëpunim në momentin që serbi Milinkoviç do të ikë.

Share: