Pas humbjes së thellë ndaj Laçit, Armando Cungu u shfaq i acaruar para kamerave të SuperSport. Trajneri i Vllaznisë deklaroi:

“Nuk po e njoh më ekipin. Që një ditë para ndeshjes me Flamurtarin diçka nuk shkon. Kemi pësuar gola javët e fundit më shumë se gjithë sezonin. Duhet të ruaj qetësinë dhe do të flas në fund”.

“Nuk e njoh më ekipin. Nuk është ekipi që kam pasur deri para ndeshjes me Flamurtarin. Në momente të caktuar i kemi marrë ndeshjet lehtë. Ndeshja me Korabin ishte vdekjeprurëse. Kam bërë thirrje atë javë që mund të jetë ndeshja e sezonit. Çdo herë tregohem i kujdesshëm pasi nëse të ikën skuadra nga duarsh është e vështirë të kthehesh. Kjo nuk është Vllaznia. Më duket se po dalin fjalët e mia, kur është folur me fjalë të mëdha për Europën. Jam munduar të jem i kujdesshëm me deklaratat”.

“Nuk e shoh të arsyeshme të sillet kështu ekipin. Dua të jem i qetë. Në fund do flas”.

“kam kërkuar që në fillim që ta sigurojmë sa më shpejt mbijetesën. Thashë që një ditë para Flamurtarit ka pasur sjellje të çuditshme. Nga vjet skuadra nuk ka ndryshuar, komunikimi ka qenë i njëjtë, stërvitja e njëjtë”.

“Të luash futboll siç ka luajtur Vllaznia, është e pashpjegueshme kjo luhatje e madhe që kemi. Kushdo që e ndjen veten shkodran në ekip, duhet të japë më të mirën në dy ndeshjet e fundit”.

Share: