Ndodh edhe kështu në Kinë: lojtari zëvendësohet dhe futet sërish në fushë, duke bërë që skuadra e tij të bëhej me 12 lojtarë, çka vihet ra nga tifozët që nisin të thërrasin për t’i treguar arbitrit.

Kjo ka ndihur në kategorinë e dytë kineze, teksa luhej ndeshja Beijing Renhe-Baoding Rongda dhe kryesohej nga vendasit me rezultatin 1-0.

Në minutën e 89-të, mesfushori Rao Weihui u dëmtua dhe po merrte ndihmën mjekësore jashtë vijave anësore, ndërkohë që trajneri i skuadrës së tij e zëvendësoi në ato momente mesfushorin me Han Xuan.

Rao nuk e kish marrë mesazhin për zëvendësimin e tij dhe futet në fushë, duke bërë që në fushë për skuadrën e tij të ishin 12 lojtarë.

Loja nisi të luhej dhe për 40 sekonda nuk u vu re gjë, derisa tifozët të brohorisnin për diçka të tillë. Kjo ka zemëruar ekipin kundërshtar që u mund, ndërkohë që është bërë edhe një shënim zyrtar për ngjarjen në fjalë dhe mediat në Kinë shkruajnë se gjyqtari i takimit rrezikon të pezullohet.wHw hwS

Share: