Ardian Cuculi sot mund të ishte pjesë e Beneventos në Serie A. Klubi italian kishte gjetur marrëveshjen me Shkëndijën e Tetovës dhe kishte mbetur vetëm zyrtarizimi.

Gjithçka është prishur në momentet e fundit vetëm për shkak të një detaji që i penalizon shumë edhe futbollistët shqiptarë: pasaporta.

Supersport raporton se klubi italian kishte bërë kërkesë në FIGC për ta regjistruar lojtarin si pjesë të ekipit më 29 janar por përgjigja i ka shtangur ata.

Cuculi nuk mund të regjistrohej te Benevento, pasi skuadra e Memushajt dhe Gjimshitit e kishte plotësuar numrin e lojtarëve ekstrakomunitarë.

Faksimilje e dokumentit
Faksimilje e dokumentit
Share: