Anglezët janë të veçantë, dashurojnë futbollin, birrën, por edhe rrengjet. Fundjava është festë, por kur ekipi yt i zemrës vetëm humbet, atëherë kthehet edhe në stres.

Gjithsesi për ta ka gjithmonë një mënyrë për ta shfryrë dufin. Së fundmi janë ata të Uest Ham, që nxitur nga rezultatet e dobëta të ekipit londinez, kërkojnë zgjidhje tek emergjenca.

Për ta ajo është më e rëndësishme, Uest Ham të rikthehet te fitorja, por kjo ka shqetësuar Sallën e Kontrollit të Policisë së Eseksit, që në “Twitter” ka lëshuar një mesazh për tifozët e Uest Hemit, për shkak të bllokimit të linjave të shërbimit.

“Të telefonosh në 999 sepse Uest Hemi humbi sërish dhe nuk di çfarë të bësh, është e papranueshme! Është një humbje e madhe kohe për ne. 999 është vetëm për emergjenca”.

Share: