Premier Liga ka nisur me magji, teksa diçka e tillë ndodhi edhe në ndeshjen hapëse Lester-Arsenal, ndërkohë që sot ishte radha e për të shijuar Uatford-Liverpul, që përfundoi në barazim 3-3, pas golit të shënuar nga vendasit në minutat shtesë.

Që në minutën e 8-të skuadra e Klop u gjend në disavantazh, pasi Okaka ia arriti të realizonte me kokë pas një harkimi nga goditja e këndit.

Për të shkuar te goli i barazimit u desh një aksion model i Liverpulit, shumë pasime para zonës, Emre Çan për Mane, lëvizjee bukur e sulmuesit dhe goditja e tij e kalibruar shkon në fundin e rrjetës. Gabojnë “Red”-sat në minutën e 32-të dhe Uatfordi shënon dhe e mbyll në avantazh pjesën e parë.

Nuk vonoi goli i barazimit, teksa Salah u pengua në zonë nga portieri vendas dhe u akordua penallti. Ekzekutimin e mori përsipër Firminjo dhe barazim 2-2. Dy minuta u deshën që Liverpuli të kalonte në avantazh për herë të parë.

Top i gjatë për Firminjon, i cili del përballë portierit kundërshtar dhe ia kalon topin mbi kokë. Salah që po ndjek aksionin nuk gabon fare pranë portës dhe ka festë për Liverpulin, por që zgjat deri në minutën e 93-të, kur Britos barazoi rezultatin dhe gjithçka u mbyll në barazim.

golat

 

formacionet

Tags:
Share: