Sulmuesi i kombëtares ruse, Kokorin, ka postuar në profilin e tij zyrtar në Instagram një video që ka acaruar jo pak fansat e tij, por jo vetëm. Kokorin është filmuar me dy pistoleta në duar. Ai ka gjuajtur në ajër, pasi po festonte dasmën e mikut të tij.

Kjo video e sulmuesit nuk u pëlqye nga fansa në mbarë botën, të cilët e quajtën sulmuesin “të çmendur”. Edhe trajneri i kombëtares ruse të futbollit nuk e ka pëlqyer gjestin e sulmuesit të tij, por u shpreh se ky veprim nuk do të ndikonte në grumbullimin e tij në kombëtare.

Kokorin është lojtari më i mirë i kombëtares ruse, dhe pritet ta udhëheqë ekipin e tij ne botërorin “Rusi 2018”.

kokorin-kriza

Share: