Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, kërkon me çdo kusht që të marrë Paulo Dibalën në ekip. Prej kohësh tashmë “Galaktikët” janë vënë në ndjekje të argjentinasit dhe mesa duket drejtuesit madrilenë janë gati të heqin dorë edhe nga shërbimet e mesfushorit Toni Kros për të sjellë në Madrid sulmuesin 24-vjeçar.

Kros cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe deri para pak kohësh shihej si i pazëvendësueshëm nga trajneri Zidan. Mesa duket, situata në klubin madrilen ka ndryshuar dhe janë gati të lënë mesfushorin gjerman të largohet në mënyrë që të sjellin në ekip Dibalën.

Oferta e parë zyrtare për Juven ka qenë një shkëmbim kokë më kokë mes Kros dhe Dibalës, por drejtuesit italianë e kanë refuzuar këtë ofertë. Dihet tashmë që presidenti i Realit, Perez, sjell në ekip të gjithë lojtarët që kërkon, por me Dibalën duket se do ta ketë të vështirë.

Share: