Goli për një sulmues është shumë i rëndësishëm. Nisja e vitit me dopietë është një motivim ekstra dhe për sulmuesin e Shqipërisë dhe Osmanlispor, Sokol Cikalleshin, më mirë nuk kishte si të shkonte.

Dy rrjeta të tundura përballë Beshiktashit në ndeshjen e sotme të kupës janë një sinjal i qartë: sulmuesi ka rifituar formën dhe tani ka edhe moralin e lartë.

Cikalleshi shënoi në minutat e fundit. 86′ dhe 88′, dy minuta, dy gola dhe vjen përmbysja e ndeshjes.

Osmanlispori fitoi 2-1, por është Beshiktashi që vazhdon rrugëtimin e kupës, pasi kishte fituar ndeshjen e parë 4-1. Një lajm i mirë ky dhe për trajnerin Panuçi.

 

Share: