Osmanlispor afroi këtë verë në skuadër sulmuesin e Shqipërisë, Sokol Cikalleshin, i cili sot nuk ishte titullar në ndeshjen ndaj Antaljaspor.

Sulmuesi kavajas pa nga stoli deri në minutën e 74-t skuadrën e tij të humbiste me rezultatin 2-0, teksa shënuan Samuel Eto dhe Samir Nasri. Kamerunasi realizoi golin e parë të takimit me penallti që në minutën e pestë.

Cikalleshi u fut në lojë njëkohësisht me Zheremi Menez në fushën e lojës, por nuk mundi të ndryshojë dot gjë, pasi Osmanlispor pësoi edhe golin e tretë.

3-0 përfundoi i gjithë takimi, duke bërë që Cikalleshi me shokët e tij të dilnin të mposhtur nga Menez & Co.

 

Share: