Janë luajtur ndeshjet e dyta të Ligës së Kampioneve dhe këtë sezon në kompeticionin më të madh për klube në Europë kanë siguruar pjesëmarrjen në grupe ekipet e tre futbollistëve shqiptarë.

Napoli i Elseid Hysajt ka fituar edhe sonte me francezët e Nisës në transfertë dhe kanë kaluar në grupe. Sigurisht mbrojtësi i Kombëtares ishte titullar dhe luajti gjatë gjithë lojës, duke lënë pas shpine atë natë “jo” të nisjes së Serisë A.

Feston edhe Besnik Hasi, pasi Olimpiakosi ka mundur Rijekën 0-1 në Kroaci. Cikalleshi ishte spektator në barazimin 2-2 që Bashakshehiri mori në Spanjë ndaj Seviljes.

Festoi edhe Valon Ahmedi, i cili më parë ka luajtur për Shpresat. Maribori mposhti 1-0 Hapoel Ber Shevën dhe siguroi grupet e Champions.

Share: