Shorti për gjysmëfinalet e Ligës ë Kampioneve është hedhur para pak minutash dhe shorti ka përballur mes tyre Juventusin me Monakon, ndërsa më parë goglat kishin rezervuar derbin e Madridit.

Reali kaloi me polemikash skuadrën e Bajernit të Mynihut, por kualifikimi ishte i merituar për ta, ndërsa Atletiko e Simeones eliminoi kampionat e Lester.

Për Juventusin gjithçka u mbyll në Torino kur mundën Barçën 3-0, ndërsa Monako, surpriza e edicionit, kaloi me sukses Borusian e Dortmundit.

Juventusi është përballur edhe më parë me Monakon në gjysmëfinale në 1997-1998, teksa bardhezinjtë fituan në shtëpi me rezultatin 4-1 dhe ndeshjen e dytë u mposhtën 3-2, për të kaluar në finale me rezultatin e përgjithshëm 6-4.

Liga e Kampioneve – Gjysmëfinalet

Real Madrid – Atletiko Madrid

Juventus – Monako

Share: