Ylli i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, u shpall fitues i “Topit të Artë” 2017. Kjo ishte hera e pestë që portugezi fitoi këtë çmim, duke barazuar kështu rekordin e rivalit të tij të përjetshëm, Lionel Mesit. Ylli portugez ka zbuluar për mediat iberike se çfarë i kishte thënë djali i tij pas fitimit të “Topit të Artë”.

“Djali im më tha që do të bëhet më i mirë se unë dhe se një ditë do ta fitojë dhe ai “Topin e Artë”. Ai më kujton veten time dhe nuk e them këtë sepse është djali im. Dëshira e tij për të fituar dhe që të jetë më i miri është ajo që më bën ta them këtë gjë. Shpresoj që në familjen time të ketë gjithmonë njerëz që mbajnë lart mbiemrin tonë dhe Kristiano Zhunior mund t’ia dalë”- tha Ronaldo për djalin e tij.

2

Gjithashtu, portugezi u pyet dhe për Nejmarin, si dhe për të ardhmen e tij. “Nejmar është një futbollist i madh dhe shumë shpejt do ta fitojë edhe ai këtë çmim. Unë për momentin ndihem mirë dhe besoj se mund të luaj dhe për disa vite tjera. Kam frikë të lë futbollin”,- tha ylli portugez, Kristiano Ronaldo.

Share: