Ata që e kanë mendra diçka të tillë janë të sëmurë pas Skënderbeut, pasi pakkush e ka çuar ndërmend që të fitojë në Kroaci ndaj Dinamos se Zagrebit.

Korçarët ishin shumë pranë fitores dhe mund t’ia dilnin, po të mos ishte për një gol të pësuar në minutën e 94-t nga Henrikuez .

Liridon Latifi byri që në Korçë e kudo në Shqipëri të niste festa. Minuta e 37-të ishte momenti, por nëse nuk do ishte për anësorin, korçarët e shënuan edhe një gol tjetër të rregullt pjesën e parë dhe mund të ishin në avantazhin e dy golave.

Ne fund u mbyll 1-1, por luhen edhe 90 minuta. Në “Elbasan Arena” stadiumi do të jetë plot dhe Skënderbeu do kërkojë të bëjë historinë. Ka pse të besojë!

EUROPA LEAGUE (Play-off)

E enjte, më 17 gusht, ora 19:00

Stadiumi “Maksimir”, Zagreb

Dinamo Zagreb – Skënderbeu 1-1

Shënues: Henrikuez 37’ / Latifi 37’

Share: