Minutat e fundit në kampionatin anglez janë vendimtare dhe kjo u pa edhe në sfidën e sotme mes Bornemuth dhe Mançester Sitit, që u fitua nga skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola në minutat shtesë, që nuk ishin pak, por dhjetë të tilla.

Vendasit arritën të shënojnë që në minutën e 13-të me Daniels, që realizoi një “eurogol” nga jashtë zone me një goditje “volej” mjaft të bukur.

 

Nuk vonoi shumë dhe “qytetarët” realizuan golin e barazimit me Gabriel Zhezus, i shërbyer nga Silva me një vertikalizim perfekt.

 

1-1 pjesa e parë e takimit, po aq edhe koha e rregullt, ndërkohë që në shtesë erdhi goli nga Sterling që realizoi pas një sulmi nga e djathta bërë nga skuadra e tij.

 

Sulmuesi i blerë nga Liverpuli, i ndodhr në zonë, pasi kontrollon topin, godet drejt portës dhe topin pushoi në rrjetë. 1-2 dhe Siti kryeson për momentin kampionatin, pas dy fitoreve dhe një barazimi, por ka edhe shumë ndeshje për t’u lujatur dhe kreu pritet të ndryshojë me shumë mundësi.

Premier League – Java 3
Bornemuth – Mançester Siti
Shënues:
Daniels 13′ /  G. Zhesus 21′, Stërling 97′

Share: