Kosova u mund nga Islanda të hënën në mbrëmje me rezultatin 2-0, ndërkohë që vendasit fituan të drejtën të merrnin pjesë në kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Veç fitores dhe festës së Islandës, diçka që ka rënë në sy ka qenë gjesti i Milot Rashicës në rreshtimin e skuadrave para nisjes së takimit.

Mesfushori i Viteses ka hequr xhupin e tij dhe ia kanë fëmijës që ndodhej para tij, pasi temperaturat ishin shumë të ulëta dhe në foto shihet qartë se të vegjlit po e ndjenin shumë të ftohtin.

Share: