Në të njëjtin grup, A, Skënderbeu është favorit për të kaluar Besëlidhjen, që e mundi minimalisht në Lezhë. E hapur mbetet Kamza-Teuta. E kualifikuara përballet me korçarët, nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë.

Në grupin B, Laçi me fitoren 1-3 në Lushnje duket i kaluar më tej dhe pret nga Gjirokastra të mësojë kundërshtarin në çerekfinale, pasi mes Luftëtarit dhe Bylisit kualifikimi është i hapur.

Flamurtari e ka formalitet ndeshjen e kthimit me Turbinën, pasi fitoi 1-6 ndeshje e parë. Vlonjatët përballen në turin tjetër me fituesin e çiftit Pogradeci-Partizani.

Kupa e Shqipërisë – Faza çerekfinale

Grupi A

Tirana/Vllaznia – Kukësi/Erzeni
Kamza/Teuta – Skënderbeu/Besëlidhja

Grupi B

Bylis/Luftëtari – Lushnja/Laçi
Flamurtari/Turbina – Partizani/Pogradeci

Share: