Spanjë / Kupë

 

Celta – Alavés

Celta fitoi edhe fundjavën e shkuar në Leganes dhe duket se është në një moment të artë, sepse në kupë ka eliminuar Real Madridin dhe tashmë sheh nga finalja e madhe. Megjithatë, fillimisht e kanë radhën ndeshjet gjysmëfinale kundër Alaves-it dhe nuk do të jetë një shëtitje. Alaves barazoi pa gola fundjavën e shkuar kundër Atletico Madridit, duke treguar edhe një herë se në fushën e vet luan shumë mirë dhe në përgjithësi këtë vit ka tejkaluar çdo parashikim. Para dy javësh, në kampionat, fitoi Celta 1-0, ndaj edhe sot kuotat me të drejtë flasin për fitoren vendase, edhe pse Celta është pa mesfushorin Wass (18/2), ndërsa miqtë janë të plotë.

Parashikimi: 1

 

Afrikë

Kupa e Kombeve

 

Kamerun – Ganë

Kameruni ndoshta nuk është në kulmin e vet, por ka emër dhe traditë të rëndësishme, ndaj kualifikimi për në gjysmëfinalet e Kupës së Afrikës nuk është surprizë. Në çerekfinale Kameruni eliminoi bujshëm Senegalin, që në bazë të emrave nisej favorit, por nuk arriti të gjente golin në 120 minuta dhe më pas nga penalltitë Sadio Mane gaboi, duke kthyer Senegalin në shtëpi. Tani Kameruni duhet të matet me një tjetër favorite për të fituar trofeun, Ganën e mbushur me talente, që në çerekfinale mposhti Republikën Demokratike të Kongos, duke luajtur mjaft mirë dhe duke treguar se ka shumë armë në sulm, ndaj Kameruni do të vuajë sot.

Parashikimi: FF2

 

Angli / Championship

 

Huddersfield – Brighton

Huddersfield e Brighton ndeshen sot në sfidën më të rëndësishme të javës në Championship, sepse përballen dy skuadra pretendente për ngjitje në Premier Ligë, që janë në formë të shkëlqyer. Huddersfield ka humbur vetëm një nga 9 ndeshjet e fundit në kampionat dhe kërkon të sigurojë sa më shpejt një vend në play-off, ndërsa Brighton është në krye dhe tashmë kërkon shkëputjen. Me 7 fitore në 8 ndeshjet e fundit, Brighton shpreson edhe te tradita sot, sepse nuk ka humbur asnjë nga 9 ndeshjet e fundit kundër Huddersfield-it. Për sot Huddersfield është pa mesfushorin e pezulluar Payne (17/1), ndërsa për miqtë është i dëmtuar mbrojtësi Bong (21/0).

Parashikimi: FF2

Portugali / Primeira Liga

 

Moreirense – Feirense

Moreirense arriti të dielën një fitore të madhe në Kupën e Ligës kundër Braga-s, duke ngritur trofeun prestigjioz, ndaj tani e tutje duhet të përqendrohet vetëm te kampionati, për të evituar rënien. Për momentin Moreirense është 4 pikë mbi zonën e ftohtë dhe sot luan një ndeshje të prapambetur kundër Feirense-s, rival direkt, që në javët e fundit ka pasur një rritje të jashtëzakonshme, duke humbur vetëm ndaj Sporting-ut që kur ka ndërruar trajner. Moreirense ka moral të lartë, por është tashmë pa mesfushorin Geraldes dhe sulmuesin Podence, të dy të kthyer te Sporting Lisbona pas huazimit.

Parashikimi: FF1

 

Rio Ave – Braga

Rio Ave nuk fiton prej 4 ndeshjesh dhe tashmë duket se sezoni po mbyllet qetësisht, në mesin e tabelës. Sot Rio Ave kërkon të reagojë, por pret Braga-n, që ka të njëjtin synim dhe është “e plagosur”, sepse të dielën u mund nga Moreirense në finalen e Kupës së Ligës. Me moralin përtokë, Braga duhet të mbrojë tashmë vendin e katërt, ndaj sot i ndalohet humbja, edhe pse jashtë fushe nuk shkëlqen.

Parashikimi: FF2

 

 

Share: