Situata në kampin londinez nuk duket aspak e qetë. Me Konten që ka thënë publikisht se do të largohet nga pankina e Çelsit dhe me Hazardin që mund të largohet nga “Stamford Bridge”, blutë e Londrës po futen edhe në një krizë rezultatesh.

Pas dy barazimeve zhgënjyese kundër Arsenalit, kësaj radhë është Lesteri që i merr një pikë të besuarve të Kontes në shtëpinë e këtyre të fundit. Madje, “dhelprat” luajtën për më shumë se 20 minuta me një futbollist më pak.

Alvaro Morata është futur në një krizë goli, ndërsa mungesa e përforcimeve në janar po bëhet gjithmonë e më shumë një problem për teknikun italian, Antonio Konte.

Share: