Marko Asensio është një nga xhevahirët e Realit të Madridit. Spanjolli preferohet nga shumë klube të ndryshme europiane.

Anglezët e Çelsit e pëlqejnë shumë dhe janë gati për të bërë ofertën e tyre. Plot 135 milionë euro për shërbimet e fantazistit, por Reali nuk është i kënaqur me këtë shifër. Madje, aspak i kënaqur. Ata nuk duan të privohen nga Asensio, por kush dëshiron shërbimet e 22-vjeçarit, duhet të paguajë plot… 700 milionë euro. Kaq është klauzola e tij dhe Reali as që ka ndërmend të lëvizë nga kjo shumë.

Share: