Skuadra e Çelsit është duke bërë gjithçka të mundur të gjetur zëvëndëduesin ideal të Diego Kostës, që do të largohet në fund të sezonit. Sulmues spanjoll ka zgjedhur të transferohet në Kinë, teksa do të përfitojë plot 35 milionë euro në sezon.

Duke parë këtë fakt, drejtuesit e lartë kanë filluar negociatat me Romelu Lukakun që do të largohet në fund të sezonit nga këta të fundit. Këtu do të mundohet të përfitojë Çelsi, që dy sezone më parë ia shiti sulmuesin Evertonit.

Tashmë Konte do të kërkojë ta rikthejë belgun në Londër, aty ku ai do të ishte zgjedhja e duhur falë formës që po kalon, por Evertoni nuk e shet për më pak se 80 milionë euro.

Share: