Angli / Premier Ligë

Chelsea – Leicester
Ndeshja e parë e ditës në Premier Ligë vë përballë Chelsea-n me Leicester-in, dy skuadra mjaft cilësore, por që kanë zhgënjyer deri tani. Çelsi ka fituar vetëm një nga 4 ndeshjet e fundit dhe presioni mbi trajnerin Antonio Konte po rritet, por Lester Siti nuk ka marrë asnjë pikë jashtë fushe këtë sezon, duke pasur mbrojtjen më të dobët të Premier Ligës në transfertë, ndaj sot me të drejtë Çelsi niset favorit, edhe për faktin se në 11 përballjet e fundit direkte ka humbur vetëm një herë ndaj kampionëve në fuqi. Për sot Chelsea nuk ka në dispozicion mesfushorin brazilian Willian, me leje, si dhe janë të dëmtuar mbrojtësi Ivanovic e mesfushori Fabregas, ndërsa miqtë kanë në dyshim mesfushorin Drinkwater (7/0) dhe sulmuesin Okazaki (5/0).
Parashikimi: 1

Arsenal – Swansea
Arsenal-i shpreson ta nisë aty ku e la para ndërprerjes së kampionatit, kur fitoi 5 ndeshje rresht. Sot skuadra londineze pret Swansea-n në krizë, që ka humbur 5 nga 6 ndeshjet e fundit dhe shpreson që trajneri i ri, amerikani Bob Bradley, të sjellë kthesën. Për sot Arsenal-i është pa sulmuesin e dëmtuar Giroud (3/0), ndërsa për miqtë është i dëmtuar mesfushori Nathan Dyer (1/0).
Parashikimi: 1/3+

Bournemouth – Hull City
Bournemouth-i shkoi në ndërprerjen e kampionatit me dy ndeshje rresht pa humbje dhe ka pasur rritje të theksuar nga ndeshje në ndeshje, edhe në aspektin e lojës. Sot Bournemouth shpreson të afrohet me mesin e tabelës, kur të presë Hull City-n, që e nisi mirë kampionatin, por tashmë po zbret aty ku i takon, në vendet e fundit të renditjes, sepse ka punuar shumë keq këtë sezon.
Parashikimi: 1

Man City – Everton
Manchester City kryesues shkoi në ndërprerjen e kampionatit me një humbje ndaj Totenhemit, e para për këtë sezon, ndaj jo gjithçka është perfekte, gjë që e ka thënë shpesh edhe trajneri Guardiola, pavarësisht fitoreve rresht në fillim të sezonit. Sot Siti ka rastin të kthehet te fitorja, sepse pret Everton-in, skuadër që e nisi mirë sezonin, por e ka humbur disi rrugën dhe ka marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit të kampionatit. Kuotat nuk i japin shpresë Everton-it, që nuk ka fituar asnjë nga 6 ndeshjet e fundit në Manchester, ndërkohë që City ka regjistruar vetëm “3+” në 6 ndeshjet e fundit shtëpiake dhe po pëson gol me lehtësi, ndaj sot një bast i mirë duket edhe ai “lart” me gola. Për sot City ka humbur mbrojtësin Sagna, i cili është bashkuar në infermieri me mbrojtësin Kompany, ndërsa për miqtë është në dyshim mesfushori Aaron Lennon (1/0).
Parashikimi: 1/3+

Stoke City – Sunderland
Stoke City vazhdon të mos fitojë, por në ndeshjen e fundit të kampionatit mori një barazim të artë në Manchester, duke treguar se ka potencial për të dalë nga zona e ftohtë. Sot Stoke kërkon fitoren e parë sezonale, kur të presë skuadrën e vetme që ka nën vete në renditje, Sunderland-in, që këtë sezon është paraqitur shumë keq dhe po pëson gola pa fund. Sot Sunderland-i është “i gjymtuar”, sepse janë dëmtuar edhe mbrojtësit Denayer (3/0) e Kirchhoff (4/0), ndërsa mbeten jashtë Januzaj e disa lojtarë të tjerë.
Parashikimi: 1

West Brom – Tottenham
West Brom ka luajtur jashtë fushe në dy ndeshjet e fundit të kampionatit, por ka arritur të marrë dy barazime dhe vazhdon të ngjitet në renditje, edhe pse me hapa të vegjël, pasi sidomos jashtë fushe e ka të vështirë të fitojë. Sot West Brom luan një ndeshje të vështirë kundër Tottenham-it në formë, skuadra e vetme ende pa humbje në Premier Ligë, që në ndeshjen e fundit mposhti Manchester City-n dhe konfirmoi se edhe këtë sezon do të jetë në garë për kreun. Edhe tradita flet për Tottenham-in, që në 13 përballjet e fundit është mundur vetëm një herë nga West Brom-i. Për sot West Brom nuk ka mungesa, ndërsa për miqtë mbetet i dëmtuar sulmuesi Harry Kane, mungesa e të cilit nuk është ndjerë ende.
Parashikimi: 2

Crystal Palace barazoi në Liverpul ndaj Everton-it në ndeshjen e fundit dhe tashmë nuk humbet prej 5 ndeshjesh, duke fituar 3 prej tyre, ndaj kthesa ka qenë e fuqishme, pas fillimit të dobët të sezonit. Sot Palace luan derbin e Londrës kundër West Ham-it në krizë, që nuk fiton prej 5 ndeshjesh, shënon shumë pak dhe pëson me lehtësi. Natyrisht, kjo krizë ka ardhur edhe për shkak të dëmtimeve dhe mungesat janë të shumta edhe sot, me 6 lojtarë të rëndësishëm që mungojnë.
Parashikimi: FF1
Itali / Seria A

Napoli – Roma
Napoli ishte në formë mjaft të mirë deri në ndeshjen e fundit para ndërprerjes së kampionatit, kur u mund në Bergamo, ndërkohë që lajm mjaft i keq ka ardhur nga ndeshjet e kombëtareve, sepse është dëmtuar rëndë sulmuesi i rëndësishëm Milik. Sot Napoli shpreson të lërë pas këto shqetësime dhe të kthehet te fitorja, kur të presë Romën, në një përballje direkte për zonën Champions, pasi diferenca në renditje dhe në përbërje nuk është e madhe. Jashtë fushe Roma ka vuajtur këtë sezon, me vetëm një pikë në 3 ndeshje, ndërsa nuk shënon prej 4 ndeshjesh në Napoli. Megjithatë, këtë sezon të dyja skuadrat shënojnë e pësojnë me lehtësi, ndaj sot mund të dalë në dritë një ndeshje shumë e hapur, ku bastet për shumë gola duken më logjikë se parashikimi për rezultatin final. Për sot Napoli është pa mbrojtësin Albiol dhe sulmuesin Milik, të dy të dëmtuar, ndërsa te Roma mund të qëndrojë pushim mesfushori Strootman, me probleme fizike.
Parashikimi: 1

Pescara – Sampdoria
Pescara u mund edhe në ndeshjen e fundit të kampionatit dhe duket qartë që nuk ka eksperiencë për Serinë A, ndaj do të vuajë shumë këtë sezon. Sot Pescara tenton të bëjë kthesë, kur të presë Sampdoria-n, që gjithashtu është në krizë të thellë, sepse ka humbur 4 nga 5 ndeshjet e fundit dhe po pëson shumë gola, ndaj sot detyrim është evitimi i humbjes. Për sot Pescara ka probleme formacioni, sepse mbrojtësi Zampano (6/0) është i pezulluar, ndërsa mbrojtësit Crescenzi (4/0) e Gyomber (4/0) dhe sulmuesi Manaj (6/2) janë të dëmtuar.
Parashikimi: Gol/gol

Juventus – Udinese
Në mbrëmje zbret në fushë Juventus-i, që pret Udinese-n dhe në teori nuk duhet të hasë shumë probleme. Në 9 ndeshjet e fundit shtëpiake Juve ka regjistruar shenjën “1/1”, ndërsa Udinese është në krizë dhe ka marrë vetëm një pikë në 4 ndeshjet e fundit, me një rendiment mjaft të ulët jashtë fushe. Në 10 përballjet e fundit direkte Udinese ka fituar vetëm një herë, por e ka bërë vjet, në ndeshjen hapëse të sezonit, brenda në Torino. Për sot Juve është pa mbrojtësin Rugani, mesfushorin Asamoah dhe sulmuesin Pjaca, por kthehet Marchisio, ndërsa për miqtë është dëmtuar keq në shpatull mesfushori Panajotis Kone.
Parashikimi: 1, jo/gol

 

Spanjë / Primera

Leganés – Sevilla
Leganes fitoi në ndeshjen e fundit të kampionatit në Granada, duke marrë 3 pikë të arta, por në fushën e vet i ka humbur dy të fundit dhe sot ka një ndeshje delikate kundër Sevilla-s. Miqtë kanë një skuadër më cilësore dhe natyrisht nisen favoritë, por ashtu si sezonin e shkuar nuk po e gjejnë ende ilaçin për ndeshjet jashtë fushe, ku vuajnë shumë. Për sot Leganes nuk ka mungesa, ndërsa për miqtë është i pezulluar portieri Sirigu.
Parashikimi: FF2

Barcelona – La Coruña
Sot zbresin në fushë gjithë të mëdhatë e Spanjës, duke nisur nga Barcelona, që luan pasdite në fushën e vet ndaj Deportivo La Coruna-s. Në letër është një ndeshej pa histori, sepse diferencat janë shumë të mëdha dhe kjo pasqyrohet edhe te kuotat. Megjithatë, në dy vizitat e fundit në Barcelona Deportivo ka befasuar, duke barazuar dy herë 2-2. Në ndeshjen e fundit Barça u mund bujshëm në Vigo dhe është nën presion, ndaj sot kërkon fitore e gola, në një përballje që thuajse gjithmonë ka pasur brenda 4 gola e lart këto vitet e fundit. Për sot Barcelona është pa mbrojtësin Jordi Alba dhe mesfushorin Sergi Roberto, të dëmtuar, ndërsa për miqtë mbetet jashtë vetëm sulmuesi Joselu.
Parashikimi: 1/4+

Atl, Madrid – Granada
Kreun e renditjes në Primera e mori Atletico e Madridit para ndërprerjes së kampionatit, sepse skuadra e drejtuar nga Simeone fitoi në Valencia, edhe pse humbi dy 11-metërsha. Në 5 ndeshjet e fundit Atletico e ka mbyllur 4 herë pa pësuar gola dhe sot pikërisht “jo/gol” duket basti më logjik ndaj Granada-s në krizë, pasi kuotat për fitoren e madrilenëve janë mjaft të ulta.
Parashikimi: Jo/gol

Betis – Real Madrid
Në mbrëmje Real Madridi zbret në fushë në Sevilje, kundër Betis-it, dhe kërkon të reagojë pas 3 barazimesh rresht në kampionat, që e kanë zbritur nga kreu. Pa humbje prej 19 ndeshjesh në kampionat, Reali është favorit i madh sot, kundër Betis-it që ka fituar vetëm një nga 10 përballjet e fundit direkte, por në fushën e vet skuadra nga Sevilla nuk ka humbur ende këtë sezon. Për sot Betis nuk ka mungesa, ndërsa për Real-in mbeten të dëmtuar mesfushorët Casemiro e Modric dhe është dëmtuar edhe mbrojtësi Sergio Ramos.
Parashikimi: 2/3+

ME SHUME PARASHIKIME I GJENI TE GAZETA “BASTI”

Share: