Çelsi ka arritur një marrëveshje personale me mbrojtësin e Real Madridit, Danilo. Sipas “Globoesporte”, Danilo ka dhënë konfirmimin se dëshiron të shkoje tek blutë e Londrës, të cilët kanë nisur negociatat me drejtuesit madrilen për të përmbushur transferimin e tij.

Por, galaktikët do të fillojnë të hyjnë në negociata me londinezët vetëm nëse ofrojnë çmimin që ata kanë vendosur për shitjen e brazilianit.

Para disa javësh ishte ekipi i Juventusit ai që kishte shprehur interes për transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, pasi ishin në kërkim te një zëvëndësuesi të Dani Alveshit. Drejtuesit bardhezi ofruan 20 milionë euro, por galaktikët e refuzuan këtë ofertë, pasi nëse ndokush e do Danilon duhet të paguajë rreth 30 milionë euro.

Tani është Çelsi që me rekomandimin e Kontes  ka nisur bisedimet për transferimin e tij dhe vetë mbrojtësi e ka dhënë dritën jeshile për një kalim në Angli.

Ndërsa trajneri i Realit, Zinedin Zidan, nuk e pranon largimin e tij, pasi e sheh mjaft të dobishëm në rotacionet që ai  bën gjatë sezonit, por braziliani nuk e pranon stolin dhe nuk do të jetë  zëvëndësuesi i Karvahalit.

Share: