Viti i ri ka nisur me lajme të mira. Ditë të bukura për ekipin e FC Vëllaznimit dhe tifozerinë gjakovare. Siç flitej prej kohësh Agim Cana, babai i Lorikut, ish-kapitenit të kombëtares, do jetë presidenti i ardhshëm i Vëllaznimit. Cana ka patur një takim me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini dhe kryetarin aktual të klubit, Shkëlzen Gashi.

Siç raporton “Gazeta Olle”, takimi është mbyllur me sukses dhe palët kanë arritur akordin. Agim Cana do të jetë i pari i klubit.

Lajmi pritet të zyrtarizohet në vijim. Agimi, por edhe Loriku gjithmonë kanë shprehur dëshirën për të ndihmuar klubin e tyre të zemres.

Vëllaznimi është një emër i madh në futbollin kosovar, por klubi ka kaluar momente të vështira ekonomike. Aktualisht ekipi renditet në vendin e 9 në elitën e futbollit kosovar.

Titulli mungon nga viti 1990 dhe ëndrra e të gjithëve është të kthejnë titullin në qytet.  Dielli po lind përsëri në Gjakovë…

 

 

 

 

 

 

 

 

Share: