Tirana do të garojë sezonin e ardhshëm në Kategorinë e Parë, ndërkohë që trajneri Ze Maria po punon me ekipin për të qenë gati për këtë sfidë të re për bardheblutë.

Presidenti Halili ka kërkuar që skuadra të sigurojnë ngjitjen sa më parë në Superiore, ndërkohë që do edhe finalen e Kupës së Shqipërisë.

Nga ana tjetër tekniku brazilian pret përforcimet e premtuara dhe deri më tani nuk kanë ardhur. Veç kësaj, ai po has edhe në probleme, pasi siç dihet Gentian Muça vijon të mbetet jashtë ekipit, ndërkohë që së fundmi ka pësuar një dëmtim i riu Klisman Cake, që do të mungojë për gjashtë muaj, sikurse shkruan “Sport Ekspres”.

Ndërkohë, dy futbollistët e ardhur në provë, Alked Çelhaka dhe Bedri Greca, e kanë kaluar testin dhe me shumë gjasa do të zyrtarizohen pjesë e bardhebluve.

Share: