Pritej me interes të madh ndeshja mes Pogradecit e Bylisit, skuadrat që mbajnë vendet 3 dhe 2 në grupin B play-off.

Megjithatë, ka rezultuar thuajse një miqësore për Bylisin, që mbylli gjithçka në 28 minuta, duke fituar 3-0.

Me një lehtësi impresionuese, skuadra ballshiote shënoi me Mitrajn në minutën e katërt, si dhe gjeti dy gola të tjerë me Izuçukukën, në minutat 16 e 28.

Gjithçka e lehtë në vazhdim, sepse Pogradeci u dorëzua dhe nuk pati më forcë të reagonte.

Fitore e rëndësishme për Bylisin, që duket se tashmë pret përballjet direkte me Lushnjen, pasi realisht Pogradeci, Tomori e Shkumbini nuk kanë më asnjë motivim.

Share: