Dje janë zhvilluar dy miqësore mes ekipeve të Kategorisë së Parë, ndërkohë që sot luhen edhe dy përballje të tjera, ajo mes Kukësit e Korabi, si dhe sfida midis dy Vllaznive në Shkodër, këto të konfirmuara.

Ndërkohë dje Bylisi ka pritur në shtëpi skuadrën e Egnatias, në një sfidë që u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1. Ballshiotët e mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Zisit, ndërkohë që në të dytën miqtë barazuan shifrat me Vangjel Milin, i cili i shënoi ish-skuadrës së tij.

Ndryshe nga sfida në Ballsh, në Yrshek, në fushën e Olimpikut, u përballën mes tyre Turbina dhe Burreli, që shënuan plot nëntë gola. Bakiu realizoi dy herë, për t’u pasuar nga Allamani, Qorri dhe Gërxho, për të plotësuar pesë golat e cërrikasve. Për matjanët shënuan Lekgega, Lamptei, Ogbejesi dhe Farruku.

Miqësore, e premte, më 10 nëntor

Bylis – Egnatia 1-1
Shënues: Zisi 32’ / Mile 78’

Turbina – Burreli 5-4
Shënues: Bakiu (2), Allamani, Qorri, Gërxho / Lekgega, Lamptei, Ogbejesi, Farruku

Share: