Besa dhe Bylisi janë përballur sot mes tyre në Kavajë, në një miqësore që u ka vlejtur shumë dy trajnerëve, Artion Poçit të Besës dhe Bledar Devollit të Besës.

Takimi është mbyllur me vetëm një gol të shënuar që në minutën e 12-të, kur sulmuesi Gëzim Hyska realizoi për miqtë nga Ballshi, që fituan këtë përballje miqësore

Besa – Bylisi 0-1
Shënues: Hyska 12’
Bylis: Xhorxheviç, Ntepe, Shoshi, Buzi, Samnda, Çukuka, Limaj, Llambro, Hyska, Zissi, F.Dhrami.


Ndërkohë ka lajme nga skuadra e Korabit, që vijon të plotësojë radhët, teksa është rikthyer në skuadër Ardian Kaloshi, mbrojtësi që vjet ishte pjesë e Sopotit.

Gjithashtu ka nënshkruan edhe mesfushori Klaudio Hyseni, që ashtu si trajneri Julian Ahmataj ka kaluar nga Besa te Korabi. Të dy këta futbollistë kanë firmosur kontrata 1-vjeçare me opsion rinovimi.

Share: