Bylisi ka fituar derbin e Jugut për Kategorinë e Parë pasi ka mundur me rezultatin minimal 1-0 ekipin e Tomorit, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin “Adush Muça” në Ballsh.

Golin e vetëm për ballshiotët e ka shënuar afrikani Ntepe në pjesën e parë në minutën e 25-të. Beratasit janë munduar që të barazojnë por nuk kanë arritur ti konkretizojnë rastet që kishin për të shënuar gol. Edhe Bylisi ka humbur disa raste.

Bylis-Tomori 1-0
Shënues: Ntepe 25′

Tags: ,
Share: