Janë mbyllur dy sfidat e ditës së sotme në Kategorinë e Parë, Grupi B. Fitore e rëndësishme për ballshiotët, të cilët javën e ardhshme kanë “finalen” me Tiranën, ndërsa Apolonia ka shënuar pesë herë ndaj Turbinës së Cërrikut.

Bylisi ka triumfuar në një transfertë të vështirë me Pogradecin dhe ka marrë tre pikët, që e mbajnë në një hap me Tiranën, që momentalisht ka shtatë pikë më shumë dhe javën e ardhshme do të luajë në Ballsh. Fatet e këtij takimi i ka vendosur mesfushori Valentino Murataj, që në minutën e 60′ të takimit ka realizuar golin me vlerën e tre pikëve.

Vendasit kanë kontestuar gjykimin, pasi u është anulluar një gol. Kjo është humbja e tretë për ta këtë vit, pasi janë mposhtur nga Shënkolli dhe Iliria më parë.

Në ndeshjen tjetër, Apolonia ka shkatërruar Turbinën me rezultatin 5-1. Mihana dy herë, Llambi, Braka dhe Andoni kanë shënuar për fierakët, ndërsa Ejoh ka shënuar golin e barazimit provizor në 59′.

Pogradeci-Bylis 0-1
(Murataj 60′)
Apolonia-Turbina 5-1
(Mihana 32′, 92′, Llambi 80′ , Braka 84′, Andoni 89′,/Ejoh 59′)
Share: