Flamurtari nesër niset drejt Turqisë, aty ku do të qëndrojë për 12 ditë për të zhvilluar fazën përgatitore. Para se të ndodhte kjo, në kampin vlonjat kanë menduar të bëjnë edhe një test brenda familjes.

Flamurtari ka pasur përballë ekipin e të rinjve dhe normalisht në fund rezultati ka qenë i thellë, pasi diferencat mes ekipeve janë shumë të mëdha.

Për trajnerin Duro ka disa lajme të mira. Së pari, Bushiç ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer duke shënuar dy gola. Së dyti, tre prej afrimeve të janarit kanë gjetur rrugën e rrjetës.

Muarem dhe Zuka kanë realizuar dygolësha, kurse Gafuri ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm një herë. Në fund rezultati i regjistruar ishte 7-1. Për të rinjtë shënoi Bena.

Share: