Eshtë duke u luajtur në Durrës takimi Teuta-Flamurtari, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë Superiore. Pjesa e parë është mbyllur 0-2 për vlonjatët.

Të dy golat erdhën nga sulmuesi kroat Tomislav Bushiç në minutën e 3-të dhe të 37-të. Goli i parë erdhi pasi Kamara futet në zonë nga krahu i djathtë i zonës dhe pason në qendër për Bushiç, i cili në pozicion ballor me portën godet lehtë topin dhe shënon. 0-1. Ndërsa goli i dytë u shënua sërish nga Bushiç, teksa Siljanovski pason një top në qendër të zonës që nga krahu i djathtë dhe Bushiç e godet saktë duke e dërguar në rrjetë. 0-2.

Pjesa e parë mbyllet këtu, ndërsa e dyta pritet të nisë pas pak minutash. Ndeshja po transmetohet vetëm në SuperSport 3 HD.

Teuta-Flamurtari 0-2

Golat: Busiç 3’, 37’

Teuta (4-2-3-1): Kastrati, Abe, Sykaj, Hrkaç, Beqja, Lena, Hila, Çyrbja, Dosti, Dediç, Osemene Tr: Gugash Magani

Flamurtari (4-4-2): Nurkoviç, Siljanovski, Jakovljeviç, Pollozhani, Mersini, Camara, Useini, Sidibe, Musta, Alves, Busiç Tr: Shpëtim Duro

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartaraj, Enea Pashaj, Ardian Beqiri

Kartonë të verdhë: Hila 44’

Share: