Shqipëria U21 barazoi në shtupime Irlandën e Veriut dhe pas ndeshjes trajneri Alban Bushi analizoi paraqitjen e skuadrës së tij. Tekniku i kuqezinjve u ndal në disa elementë kryesorë, duke theksuar se luanin ndaj një kundërshtari që kishte lojtarë dy vite më të mëdhenj se lojtarët e tij, ndërkohë që ata kanë edhe më shumë minuta në këmbë.

Bushi vuri në dukje një dobësi të lojtarëve që luajnë në Shqipëri, që ka të bëjë me përgatitjen taktike.

“Mendoj se lojtarët tanë kanë mundësi, por kemi pak ditë që punojmë. Lojtarët e kampionatit tonë nuk janë mirë taktikisht, pavarësisht se mund të shënojnë, apo të ikin në një sprint. Kur vijnë këtu dhe u flet mësojnë, por në momente të caktuara ngelin prapa. Taktika mësohet që i vogël, jo t’i mësojmë këtu për pak ditë. Gjithsesi, kanë bërë përpara”, tha mes të tjerash Bushi në Supersport.

Share: