Futbolli shqiptar nuk njeh rritje vetëm te meshkujt, por edhe te femrat, pasi sot vajzat e Vllaznisë kanë marrë një rezultat pozitiv në kualifikueset e Champions League.

Vajzat kuqeblu kanë mundur kundërshtaret e tyre të Sarajevos dhe për këtë ka mjaftuar një gol në fund nga sulmuesja kryesore, Megi Doçi.

Në minutën e 92-të ajo ka shënuar dhe ka befasuar skuadrën vendase. Tashmë Vllaznia shpreson të sigurojë kualifikimin në raundin tjetër, gjë që në fakt nuk është e lehtë, por fitorja e sotme ua rrit aty optimizmin dhe besimin.

Share: