Kapiteni legjendar i Italisë e mbyll në mënyrë tragjike karrierën me kombëtaren. Jashtë Botërorit, ku mund të vendoste rekordin e ri për pjesëmarrje në Botëror, ndërsa e mbyll me trishtim dhe lot.

“Është një ditë e tmerrshme për mua, nuk e doja dhe nuk e prisja një ndarje të tillë nga kombëtarja. Ishte ndeshja e fundit për mua me kombëtaren dhe ëndërroja ta mbyllja ndryshe. Kemi dështuar dhe ndihemi shumë keq, sepse është një dështim me përmasa të jashtëzakonshme, edhe në aspektin social.

“Nuk e nënvlerësuam Suedinë, kishim përqendrimin e duhur. Nuk na eci në ndeshjen e parë, edhe me atë gol të pafat, ndërsa sot dhamë gjithçka, kundër një rivali që bëri të pamundurën dhe u mbrojt shumë mirë. Nuk është vetëm faji i Venturës, kemi të gjithë njësoj faj, nuk ndahet barra e përgjegjësisë. E ardhmja? Tani duhet të gjejmë forcë dhe të rindërtojmë futbollin italian dhe kombëtaren. E ardhmja besoj se është në duart të mira, duke nisur nga Donaruma e me radhë, kemi shumë talente”. Deklaroi Bufon duke folur për RAI-n.

“Nuk më vjen keq për veten, por për futbollin italian në përgjithësi. Dështuam në diçka që mund të ishte e rëndësishme në nivel social. Kjo është keqardhja e madhe që kam, sepse koha kalon dhe është tirane dhe është e drejtë të jetë kështu. Më vjen keq që ndeshja ime e fundit koincidon me eliminimin nga Kupa e Botës.

Share: