Pas elemiminit nga Kupa e Shqipërisë, Alban Bruka deklaroi se ky trofe për ekipin e tij ishte një luks. Trajneri i Besëlidhjes për emisionin “Gol pas Goli” u shpreh:

“E kishim vlerësuar këtë takim, luanim kundër një Tirane me fanellë shumë të rëndë në Shqipëri.”

“Dëshironim të sulmonim që në fillim, por u goditëm nga një penallti dhe skuadra u godit psikologjikisht. Pësuam sërish gol dhe bëmë ndërrime e lëvizje, për të shënuar një gol, por nuk ia arritëm qëllimit.”

“Tirana u çlirua psikologjikisht pas avantazhit të dy golave, ndërsa skuadra ime ra pak nga pak, duke e parë që kualifikimi po bëhej i pamundur.”

“Kishim eliminuar emra të mëdhenj, por Tirana u tregua më e fortë. Kupa ishte një luks për ne, u munduam deri në fund, por mendja dhe synimi ynë është kampionati.”

Share: