Dejvi Bregu është padyshim një nga lojtarët më të mirë këtë sezon në Kategorinë Superiore. Fantazisti vlonjat ka zhvilluar një super paraqitje me fanellën e Luftëtarit, duke u kthyer në liderin e kësaj skuadre në fushën e lojës me golat dhe asistet e tij.

Edhe në ndeshjen e fundit të fituar ndaj Tiranës, Bregu shënoi një gol mjaft të rëndësishëm për të vulosur fitoren 2-1 për skuadrën e tij.

Pas golit të shënuar, talenti vlonjat ka patur një dedikim special. Përmes një video të postuar në Instagram, mesfushori shprehej se ja dedikonte atë mamasë së tij.

Ja postimi i Dejvi Bregut:

img_6229

Share: