Mesfushori 21-vjeçari i Çelsit, Kenedi është një objekt enigmatik, pasi u ble nga blutë për 8.6 milionë euro nga Fluminense para dy vitesh, por që nga ajo kohë ka luajtur vetëm 5 ndeshje si titullar në Premier Ligë, më pas u huazua tek Uotfordi për disa muaj, por edhe aty nuk luajti.

Tani braziliani është bërë i famshëm  në Kinë, por jo në fushën e lojës, por në rrjetet sociale, pasi ka postuar dy video në Instagram, ku në të parën bën gallatë dhe shkruan “fucking China”, duke e ofenduar kështu vendin aziatik ku Çelsi po zhvillon një turne. Ndërsa në videon e dytë ai ka shfaqur një roje sigurie në gjumë me mbishkrimin “ zgjohu, kinez idiot”.

kenedi1

Kjo ka bërë që në miqësoren e djeshme Arsenal-Çelsi, tifozët kinezë të merreshin më shumë me Kenedin, sesa të shikonin ndeshjen.

Por pas kësaj ngjarjeje, klubi i Çelit ka reaguar menjëherë ku ka kërkuar falje, me premtimin se do të marrë masa të ashpra ndaj brazilianit, i cili flet me shumë në rrjetet sociale sesa në lojë.

Tags: ,
Share: